Kërkoi ndihmë nga ndërkombëtarët, ushtria në Mjanmar largon ambasadorin e OKB

Ushtria e Mjanmar, që ka marrë kontrollin e vendit që prej 1 shkurtit, ka shkarkuar dhe ka kërkuar largimin e ambasadorit të OKB-së, pas thirrjeve të këtij të fundit për ndihmë, për të rrëzuar nga pushteti ushtrinë e për ti kthyer vendit qeverinë legjitime.

Në një fjalim emocionues në Asamblenë e Pergjithshme të OKB, ambasadori Kyaw Moe Tun tha se askush nuk duhet të bashkëpunojë me ushtrinë, derisa populli të vendosë përmes zgjedhjeve, se kush do ta drejtojë qeverinë e ardhshme.

Ambasadori kërkoi ndërhyrjen e komunitetit ndërkombëtar, për të përdorur çdo mjet të mundshëm kundër ushtrisë, për rikthimin e demokracisë në vend.

Në fund të fjalës, ai ngriti lart 3 gishta, një gjest kundër regjimit autoritar të ushtrisë. Forcat e sigurisë intensifikuan sulmin nga protestuesve këtë të shtunë. Mediat lokale raportojnë për dhjetëra të arrestuar. Vendi është përfshirë në protesta që pas rrëzimit dhe arrestimit të liderve politikë.

LEXO EDHE:

Back to top button