Kërkon ndihmën e psikoterapeutëve për ta kuruar vesin shkatërrues

Sandro Tonali po kalon një moment shumë të vështirë, i goditur rëndë nga skandali i basteve, që e pa të përfshirë personalisht dhe rrezikon t’i minojë karrierën brilante futbollistike që sapo e ka nisur.

I rikthyer në Milano pas largimit nga “Coverciano” dhe kombëtarja, Sandro është rrethuar me dashuri në këto orë, para se të nisej për në Angli. Klubi i tij, Njukaswll, i ka vënë në dispozicion një fluturim privat për ta rikthyer mesfushorin në kampin bardhezi.

Siç shkruan “Corriere della Sera”, ish-mesfushori i Milanit iu është shprehur prej kohësh familjarëve dhe miqve të ngushtë, duke pranuar se i është dorëzuar asaj që për mesfushorin e ri ishte thjesht “hobi”, por tani rrezikon t’i kushtojë shtrenjtë. Për këtë arsye, njerëzit e afërt i propozuan Sandros që të ndiqte një kurs terapie për të kapërcyer problemin e varësisë ndaj lojërave të fatit, këshillë të cilën Tonali e pranoi.

Lojtari e di se ka bërë gabim duke luajtur baste të paligjshme online, por e ka bërë më shumë nga pakujdesia sesa nga keqdashja. Tani është gati të paguajë pasojat.

LEXO EDHE:

Back to top button