Kërpudhat që jetojnë në thellësi të oqeaneve mund të jenë çelësi i barnave të reja

Kërpudhat që jetojnë në thellësi të oqeaneve mund të jenë çelësi i barnave të reja

Një numër i madh kërpudhash janë gjetur që jetojnë në pjesët më të errëta të oqeaneve. Ato mund të çojnë në zbulimin e barnave të reja, potenciali i të cilëve mund të krahasohet me atë të penicilinës.

Hulumtimet kanë zbuluar fakte interesante për kërpudhat që jetojnë në oqeane, në thellësi ku rrezet e diellit nuk arrijnë. Midis 200 dhe 1000 metra nën sipërfaqen e oqeaneve shtrihet e ashtuquajtura “zona e muzgut”, shtëpia e një morie organizmash, duke përfshirë peshqit me karakteristika të veçanta, si peshkaqenë që kanë sy të mëdhenj dhe lëkurë me shkëlqim.

– Penicilina është një antibiotik që zakonisht vjen nga kërpudhat penicilium, kështu që mendojmë se mund të gjejmë diçka të ngjashme mes këtyre kërpudhave të oqeanit – thotë Fabio Favoretto, një shkencëtar nga Instituti i Oqeanografisë në Universitetin e Kalifornisë në San Diego.

Zona e muzgut karakterizohet nga presioni i lartë, mungesa e dritës dhe temperaturat e ulëta, që është mjedisi i përsosur për kërpudhat për të zhvilluar vetitë e përshtatjes. Kjo mund të çojë në zbulimin e specieve të reja që kanë veti unike biokimike, shpjegon Favoretto.

Zbulimi kryesor

Shkencëtarët kanë krijuar një katalog të ri të organizmave detarë që u vëzhguan gjatë udhëtimeve në 2009 dhe 2010. Katalogu përmban mbi 317 grupe gjenetike të organizmave detarë.

– Një tjetër zbulim kyç ishte roli që luajnë viruset në krijimin e diversitetit biologjik – thotë biologu detar Carlos Duarte.

Duke u përhapur, viruset transferojnë gjenet nga një organizëm në tjetrin, duke rritur kështu biodiversitetin gjenomik dhe duke përshpejtuar evolucionin, shton ai. Një dëshmi e kësaj është se shumë organizma janë përshtatur për të tretur mikroplastikën që janë shfaqur në oqeane gjatë dekadave të fundit.

LEXO EDHE:

Back to top button