Kerri, gati për sfidën ndaj Denver Nagetsit

Stefon Kerri, është në rrugën e duhur për t’u rikthyer kundër Denver Nagets, pas një lëndimi që pësoi në këmbë. Ylli Golden Stejtit, ka humbur 12 ndeshjet e fundit të sezonit, pasi u dëmtua kundër Boston Selltikut teksa po luftonte për një top të lirë, ku u përplas me Markus Smart.

Mediat në SHBA, raportojnë se Kerri është rekuperuar me kohë dhe se pritet të kthehet në ndeshjen kundër Denver Nagets. Rikuperimi i tij nga një ndrydhje e këmbës së majtë do të jetë një nxitje e madhe për Golden Stejtin, të cilët, deri më tani, janë mbështetur te Klej Tompson, si pikëshënuesi i tyre i vetëm me përvojë dhe i nivelit të lartë.

Kerri, shënoi mesatarisht 25.5 pikë, 6.3 asistime dhe 5.2 kërcime në 64 ndeshje këtë sezon dhe theu rekordin e të gjitha kohërave të NBA-së për më shumë realizime të saktë për 3 pikë.

LEXO EDHE:

Back to top button