Këshilla e ish-kapitenit: Bayern, investo te ky sulmues!

Këshilla e ish-kapitenit: Bayern, investo te ky sulmues!

Ish-kapiteni i Bayern Munchen dhe kombëtares gjermane, Lothar Matthaus ka një këshillë për klubin bavarez në lidhje me goditjen e madhe në sulm.

Shumë emra përfliten si përforcime për ofensivën e skuadrës së Thomas Tuchel. Mes tyre edhe Dusan Vlahovic, sulmuesi 23-vjeçar i Juventusit.

Edhe pse performancat e tij gjatë këtij sezoni nuk justifikojnë 90 milionë eurot që kërkon Juventusi, Matthaues shpreson ta shohë pjesë të kampionëve të Gjermanisë.

“Për mendimin tim, Vlahovic do të ishte sulmuesi perfekt për Bayernin. Për shkak të fizikut që ka, por edhe kualitetit që zotëron si futbollist. Po flasim për një sulmues që e njeh mirë portën.

Unë do e merrja në konsideratë investimin te Vlahovic. Më kujton shumë Lukakun e ri… I fortë dhe i gjatë. Një mur i vërtetë”, përfundoi Matthaus.

Vlahovic u transferua gjatë janarit të vitit të kaluar nga Fiorentina te Juventusi për 81 milionë euro. Këtë sezon e mbylli me 14 gola dhe 4 asiste me skuadrën e Max Allegrit. /Supersport

LEXO EDHE:

Back to top button