Këshilli Gjyqësor dhe ai i Prokurorëve Publik heshtin ndaj vendimit të anti-korrupsionit
Këshilli Gjyqësor dhe ai i Prokurorëve Publik heshtin ndaj vendimit të anti-korrupsionit
Gazetar: Mihailo Donev
Kryetarja e Këshillit Gjyqësor dhe kryetarja e Këshillit të Prokurorëve Publik kanë pranuar vërejtjet e Komisionit për parandalimin e korrupsionit edhe pse një gjë të tillë e mohojnë zyrtarisht të dyja institucionet. Alsat mëson nga burime brenda këtyre organeve se vërejtjet e anti-korrupsionit kanë arritur në adresë të Vesna Damevas dhe Dushica Dimitrievskas, por të njëjtat nuk i shpalosin para anëtarëve për të marrë qëndrime të reja ashtu siç rekomandohet. Se kur do të tërhiqen vendimet e marra në kundërshtim me ligjin dhe do të propozohen anëtarët e rinjë në bord nga radhët e gjykatësve, mbetet në duart e Damevas.
“Deri në këtë moment vendimet e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit nuk janë dorëzuar në Këshillin Gjyqësor të RMV-së, të cilat i kemi dëgjuar nga opinioni, për këtë arsye nuk jemi në gjendje t’i analizojmë dhe të marrim vendim”, njoftojnë nga Këshilli Gjyqësor.
Edhe Këshilli i Prokurorëve thotë se nuk e ka pranuar një vërejtje të tillë. Këshilli kërkon kohë ta lexon vendimin dhe të prononcohet.
“Kemi marrë asgjë nga Antikorrupsioni. Kur ta marrim përmbajtjen e vendimit, ne si Këshill do të prononcohemi me deklaratë publike”, thonë nga Këshilli i Prokurorëve Publik.
Kërkesën e anëtarëve të antikorrupsionit për anulimin e këtyre vendimeve e komentoi edhe kryeministri Hristijan Mickoski i cili tha se lufta me gjykatësit dhe prokurorët sipas tij në shërbim të pushtetit të kaluar do të fitohet së shpejti.
“Shpesh në pesë muajt e fundit që kur kemi qenë në qeveri, ndodh që disa nga prokurorët të kenë probleme stomaku, dhimbje koke, temperaturë etj, në momentin kur duhet të merren masa vendimtare ndaj kriminelëve që ishin simbol i qeverisjes së kaluar shtatëvjeçare që nuk duhet të na ndodhë. Nuk besoj se kjo luftë do të jetë e shkurtër, kjo betejë do të jetë e gjatë, rraskapitëse, sepse janë elastike, ato instalime janë elastike, pak janë, të kuptohemi, jo shumë, pak janë në prokurori dhe në gjyqësor ende dëgjues të verbër të pushtetit të kaluar LSDM-BDI, por mund t’ju them se do të fitojmë”, deklaroi Hristijan Mickoski, kryeministër.
Këshilli i Prokurorëve Publik dhe Këshilli Gjyqësor vendosën muajin e kaluar që anëtarët e tyre Antoneta Dimovska, Hanif Zendeli, Dushica Dimitrieska dhe Bashkim Besimi t’i propozojnë për anëtarë të bordit drejtues të Akademisë së Gjykatësve dhe Prokurorëve Publik, ndërsa pas reagimeve në publiku se kjo paraqet konflikt interesi, pasi personat e zgjedhur dhe të emëruar nuk mund të kryejnë dy funksione, të njëjtën gjë e vlerësojnë edhe nga antikorrupsioni dhe kërkuan tërheqjen e vendimeve. /Alsat.mk