Këshilli gjyqësor ende nuk ka caktuar seancë për emërimin e gjykatësit të ri kushtetues

Këshilli gjyqësor ende nuk ka caktuar seancë për emërimin e gjykatësit të ri kushtetues

Gazetar: Mihajllo Donev

Pasi Gjykata Administrative anuloi vendimin për zgjedhjen e Elizabeta Dukovskës si gjykatëse kushtetuese, vëmendja është zhvendosur te Këshilli Gjyqësor, organi që pritet të bëjë propozimin se kush do ta zëvendësojë Dukovskën. Megjithatë, Këshilli Gjyqësor ende nuk ka saktësuar se kur mund të ndodhë kjo.

“Anëtarët e Këshillit së pari do të duhet të shqyrtojnë vendimin e Gjykatës Administrative dhe më pas të vendosin për hapat e mëtejshëm, përkatësisht kur do të caktohet seancë për të diskutuar këtë pikë”, thonw nga Këshilli Gjyqësor.

Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi një ditë më parë tha se letra nga Gjykata Administrative në lidhje me vendimin për Dukovskën tashmë është dërguar në Gjykatën Kushtetuese dhe Këshillin Gjyqësor. Sipas ligjit, Këshilli Gjyqësor tani do të duhet të caktojë seancë në të cilën do të bëjë propozimin për gjykatës të ri kushtetues me tetë vota “për”, dhe më pas, pasi ta dërgojë propozimin në Kuvend, deputetët do të kenë fjalën e fundit.

Kuvendi nuk do të ketë afat brenda të cilit do të duhet të caktojë seancë dhe të zgjedhë gjykatës të ri kushtetues. Zgjedhja e gjykatësit të ri kushtetues në Kuvend bëhet me 61 vota “për”. Kohë më parë Gjykata Administrative njoftoi se vendimi i 10 prillit të vitit 2023 për zgjedhjen e Dukovskës si gjykatëse kushtetuese ishte e padrejtë sepse Këshilli nuk i mori në konsideratë emrat e dy kandidatëve të tjerë.

Ankesa në Gjykatën Administrative në lidhje me zgjedhjen e Dukovskës u bë nga anëtarja e Këshillit Gjyqësor Antoaneta Dimovska, e cila në atë kohë ishte gjithashtu kandidate për gjykatëse kushtetuese. Shkarkimi i Dukovskës vjen në kohë kur pritej të mbahej seanca përgatitore për Ligjin për përdorimin e gjuhëve. Për këtë arsye Gjykata Kushtetuese vendosi të shtyjë seancën përgatitore. / Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button