Këshilli gjyqësor filloi shqyrtimin e dokumenteve nga rasti i mëparshëm me Jovanovin

Këshilli gjyqësor filloi shqyrtimin e dokumenteve nga rasti i mëparshëm me Jovanovin

Gazetar: Mihajllo Donev

Këshilli gjyqësor filloi me shqyrtimin e dokumenteve nga rastet e mëparshme me 20-vjeçarin Vasill Jovanov, i cili nën efektin e alkoolit, pa patentë shofer dhe në semafor të kuq, goditi për vdekje 22-vjeçaren Frosina Kullakova, shkruan Alsat.

Kambovski tha se Këshilli do t’i marrë parasysh të gjitha indikacionet për vepër të mundshme penale në lidhje me këtë rast.

“Kemi filluar, po shqyrtojmë dhe nesër formalisht do të formohet Komisioni nga Këshilli gjyqësor dhe pas inspektimit do të dalim me qëndrim dhe do të themi nëse ka pasur apo jo lëshim (çfarë do të jetë objekt hetimi, vetëm aktgjykimi i mëparshëm, apo edhe diçka tjetër). Në përgjithësi, çdo gjë që ka qenë në opinion si vërejtje që ka dalë, do të veprohet”, tha Aleksandar Kambovski, kryetar i Këshillit gjyqësor.

Pasi Jovanov goditi Kullakovën në bulevardin “Aradhat partizane” teksa ajo po kalonte vendkalimin e këmbësorëve, në opinion dolën raporte të shumta se Jovanov ishte i njohur më parë nga organet e rendit për posedim dhe trafik droge.

Mirëpo, pikërisht me urdhër të gjykatëses Aleksoska Stojanoska është liruar nga paraburgimi me urdhër të prokurorisë dhe është dërguar në institucionin korrektues. Jozyrtarisht, gjykatësja e hoqi paraburgimin edhe për faktin se Jovanov dorëzoi në gjykatë dokumentacionin se ai përdorte narkotikë vetëm për përdorim personal.

Shoqata e Gjykatësve e mori nën mbrojtje gjykatësen Stojanovska, duke qartësuar se vendimi ndaj Jovanovit nuk është i plotfuqishëm dhe ndodhet në Apel. Përveç shqyrtimit të këtij rasti në gjykatë, prokuroria njoftoi se është duke e zgjeruar hetimin dhe se në të do të përfshihen edhe prindërit e Jovanovit. / Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button