Këshilli Gjyqësor gjobiti dy gjyqtarë dhe pezulloi dy procese kundër Gjykatës Supreme

Këshilli Gjyqësor në seancën e sotme vendosi të gjobisë një kryetar të gjykatës themelore dhe një gjyqtar të një gjykate themelore. Këshilli Gjyqësor vlerësoi se kryetari i gjykatës ka bërë shkelje me sjellje joprofesionale dhe të pakujdesshme në kryerjen e funksionit gjyqësor sipas Ligjit për Gjykatat dhe ka vendosur që të dënohet me 30% të pagës për një periudhë prej gjashtë muajsh.
Sa i përket gjyqtarit nga Gjykata Themelore është konstatuar se ai nuk ka vepruar ndaj lëndëve në departamentin për ekzekutimin e sanksioneve dhe në këtë mënyrë ka vepruar në kundërshtim me dispozitat ligjore, përkatësisht në mënyrë joprofesionale ka kryer funksionin dhe është dënuar me 15% të pagës për një periudhë gjashtëmujore.
Njëkohësisht Këshilli Gjyqësor në seancën e sotme vendosi të ndërpresë dy procedura për përcaktimin e përgjegjësisë në dy dhomat e Gjykatës Supreme të përbërë nga pesë gjyqtarë. Këshilli vlerësoi se nuk kishte sjellje joprofesionale dhe të pakujdesshme nga ana e gjyqtarëve të lartë. Procedura kundër një gjyqtari të Gjykatës Themelore gjithashtu është pezulluar.