Këshilli gjyqësor ka përfunduar seancat për këtë vit, pa kryetar

Këshilli gjyqësor ka përfunduar seancat për këtë vit, pa kryetar

Gazetar: Mihaillo Donev

Seanca e fundit e Këshillit Gjyqësor u mbajt pa kryetarin e tij. Edhe pse pritej që deri në fund të vitit të zgjidhet numri një i Këshillit, kjo nuk ndodhi. Seancën e sotme e udhëhoqi nënkryetari Hanif Zendeli, ku për herë të parë morën pjesë dy anëtarët e sapozgjedhur, gjykatësit Ariton Alla dhe Danka Ristova.

Ndër vendimet e fundit të anëtarëve të Këshillit për këtë vit ishte edhe emërimi i ushtruesve të detyrës së kryetarëve në gjykatat në Kratovë dhe Gostivar. Për Gjykatën e Apelit në Gostivar, gjykata vendosi që pozitën e ushtruesit të detyrës të kryetarit të vazhdojë ta mbajë gjykatësi, Bekim Mehmedi.

“Besoj se i plotëson kushtet dhe sugjeroj që të vazhdojë si ushtrues detyre i kryetarit të Gjykatës së Apelit të Gostivarit për arsye se është kandidati i vetëm, nuk ka vërejtje në punën e tij në këto katër vite”, tha Hanif Zendeli, nënkryetar i Këshillit gjyqësor.

Këshilli gjithashtu vendosi të emërojë gjykatësin Mirosllav Georgievski për ushtrues detyre të drejtorit të gjykatës në Kratovë. Puna e Këshillit Gjyqësor mbeti nën llupën e opinionit, veçanërisht pasi Kuvendi nuk e miratoi raportin për punën e Këshillit.

Kritika pati për marrjen e vendimeve me prapavijë politikë, e deri tek akuzat e kryeministrit se në Këshill janë falsifikuar procesverbale, për çka MPB ka hapur tashmë lëndë e cila është në procedurë para- hetimore. Pikërisht për shkak se raporti i punës nuk kaloi në Kuvend, mbetet për t’u parë nëse deputetët do të shfrytëzojnë mundësinë ligjore dhe do të kërkojnë tërheqjen e anëtarëve që kanë zgjedhur.

Kjo mund të nënkuptojë se pesë gjykatës do të mbeten pa postet e tyre në Këshill, por të paktën tani për tani ai opsion nuk është aktivizuar. Ndërkohë, viti i ri 2025 duhet të sjellë ligj krejtësisht të ri për Këshillin gjyqësor, i cili duhet të jetë gati deri në qershor dhe që sipas ekspertëve të Ministrisë së drejtësisë që kanë punuar me këto draft-ndryshime, duhet të rritë transparencën, por mbi të gjitha dhe pavarësinë e këtij organi. / Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button