Këshilli i Prokurorëve Publik zgjodhi 18 prokurorë, në mesin e tyre edhe djali i kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferit

Këshilli i Prokurorëve Publik zgjodhi 18 prokurorë, në mesin e tyre edhe djali i kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferit

Këshilli i Prokurorëve Publik zgjodhi 18 prokurorë publik në 12 prokurori të vendit. Në mesin e tyre ishte dhe djali i kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferit. Barlet Xhaferi edhe zyrtarisht u bë prokuror në Gostivar. Edhe pse djali i kryeparlamentarit nxiti reagime të shumta për mënyrën e regjistrimit dhe kalimin e provimit të jurisprudencës pa pasur dokumentet e nevojshme, siç u vërtetua përmes një procedurë të Komisionit kundër Korrupsionit. Megjithatë Akademisë së Gjykatësve e më pas edhe anëtarëve të Këshillit të Prokurorëve kjo nuk u pengoi. Barlet Xhaferi është vetëm një nga familjarët e politikanëve, i cili arriti të bëhet prokuror. Nga akademia dolën edhe familjarë të zyrtarëve të tjerë politikë. Sot prokuror nuk u bë vetëm djali i kreu t të Kuvendit. Detyrën zyrtarisht e mori edhe bashkëshortja e shefit të Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Islam Abazi. Vendi i punës i Albulena Abazit do të jetë prokuroria e Kërçovës.

“Këtu ne nuk mundemi të bëjmë asgjë, nuk është kompetencë e jona. Institucionet të cilat duhet të kujdesen, nëse konsiderojnë se diçka nuk është në rregull, është ministria e Arsimit dhe Shkencës, Ministria e Drejtësisë ku ka kaluar provimin e jurisprudencës. Për asnjërin prej tyre deri tani nuk ka procedurë, dhe sa e di edhe Komisioni kundër Korrupsionit e ka mbyllë këtë lëndë. Aq sa kam informacione unë, megjithatë nëse ato kanë vërtetuar diçka, është dashur ta dorëzojnë te ne që ta dimë, ta kishim parasysh”, deklaroi Antonio Jolevski, Kryetar i Këshillit të Prokurorëve. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button