Këta janë faktorët kryesor që i shtyjnë specializantët që të largohen nga vendi, sipas mjekes Njomza Lumani – Bakiji
Këta janë faktorët kryesor që i shtyjnë specializantët që të largohen nga vendi, sipas mjekes Njomza Lumani – Bakiji

Sipas mjekes Njomza Lumani – Bakiji, faktorët kryesor që i shtyjnë specializantët që të largohen nga vendi, është arritja profesionale, shkruan Alsat.
Ajo tha kështu në emisionin “Rruga Drejt”, ku sonte po zhvillohet debate në lidhje me ikjen e personelit shëndetësore nga vendi, ku sipas një mesatareje, rreth 100 mjek në vit largohen nga Maqedonia e Veriut.
“Te të rinjtë nuk mendoj që arsyeja bazë që i shtynë ata të migrojnë jashtë vendit është cështja financiare. Mendoj se frika e tyre më e madhe është të arritja profesionale, numri më i madh i specializantëve frikën e kanë këtu”, tha Lumani-Bakiji./ Alsat.mk