Këto janë disa nga shkaqet kryesore të vdekjes për njerëzit nën 65 vjeç në Evropë
Këto janë disa nga shkaqet kryesore të vdekjes për njerëzit nën 65 vjeç në Evropë

Sipas të dhënave të Eurostat, në vitin 2021, kanceri ishte shkaku kryesor i vdekjes midis burrave dhe grave nën moshën 65 vjeç në BE.
Nga të gjitha vdekjet e regjistruara, 40.6 për qind e grave dhe 25.6 për qind e burrave kanë vdekur nga kanceri në grupmoshën e përmendur. Shkaqet e tjera më të zakonshme të vdekjes në mesin e grave nën 65 vjeç janë sëmundjet e qarkullimit të gjakut (14.9 përqind), Covid-19 (10.2 përqind) dhe sëmundjet e frymëmarrjes (4.2 përqind).
Tek meshkujt, sëmundjet e qarkullimit të gjakut (22 për qind), Covid-19 (9,8 për qind) dhe aksidentet (6,9 për qind) ishin shkaqet kryesore të vdekjes, pas kancerit.
Kur bëhet fjalë për personat e moshës 65 vjeç e lart, shkaqet kryesore të vdekjes tek gratë janë sëmundjet e qarkullimit të gjakut (37.3 përqind), kanceri (16.9 përqind), covid-19 (9.9 përqind) dhe sëmundjet e sistemit të frymëmarrjes (5.7 përqind). ).
Tek meshkujt 65 vjeç e lart, arsyet kryesore ishin të njëjta, por me përmasa të ndryshme. Sëmundjet e qarkullimit të gjakut (31.8 përqind) ishin shkaku kryesor, pasuar nga kanceri (23.3 përqind), covid-19 (12.0 përqind) dhe sëmundjet e frymëmarrjes (7.3 përqind).