Këto janë rezultatet e Analizës mbi sistemin e integritetit kombëtar të 15 institucioneve kryesore

Këto janë rezultatet e Analizës mbi sistemin e integritetit kombëtar të 15 institucioneve kryesore

Gazetar: Avni Tahiri

Institucionet ekzekutive dhe legjislative janë veçanërisht të forta për sa i përket kapaciteteve të tyre, por të dobëta në aspektin e luftimit të korrupsionit, shkruan Alsat.

Në prezantimin e rezultateve të sistemit të integritetit kombëtar, kryetarja e Transparency International – Maqedoni Slagjana Taseva tha se asnjë institucion nuk ka përmirësuar nivelin e integritet, madje në disa sektorë ka përkeqësim krahasuar me vitin 2016.

Më keq qëndron Prokuroria.

Taseva tha se është analizuar korniza ligjore dhe sa këto institucione i zbatojnë ligjet në praktikë.

“Fatkeqësisht ata që duhet të tregojnë më shumë integritet dhe gatishmëri janë prokuroria publike, e cila është një nga shtyllat më të ulëta me vetëm 38,9% apo pikë dhe shërbimet e zbatimit të ligjit që janë gjykatat të cilat gjithashtu tregojnë rezultate të dobëta dhe për sa i përket rregullave për përgjegjësinë, llogaridhënien, transparencën, integritetin, por edhe për rolin e tyre në luftën kundër korrupsionit dhe mund të themi se kulla e integritetit nacional edhe më tej nuk mund të qëndroj stabile pa të gjitha këto shtylla të vendosura siç duhet”, tha kryetarja e Transparency International – Maqedoni Slagjana Taseva.

Taseva shtoi se Enti Shtetëror i Auditimit është sërish institucioni me integritet më të madh, punon sipas rregullave dhe ligjeve, edhe pse nuk ka burime të mjaftueshme ndërsa shtylla e dytë që ka rezultatin më të mirë është Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit dhe shtylla e treta është Avokati i Popullit.

Këto analiza janë kryer në periudhën ndërmjet janarit të vitit 2022 dhe dhjetorit të 2023. Dhe sipas kësaj analize sistemi i integritetit kombëtar vazhdon të karakterizohet nga dominimi i pushtetit ekzekutiv dhe dobësia e institucioneve të tjera kyçe.

Dhe ky raport ka përfshirë një analizë të 15 shtyllave të integritetit, ku përfshihen Parlamenti, Qeveria, sektori publik, mediat, Prokuroria Publike, gjykatat, shërbimet e zbatimit të ligjit, sektori privat, ndërmarrjet publike./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button