Këto janë shtetet e Evropës prej ku mund të udhëtohet pa viza në SHBA

Këto janë shtetet e Evropës që mund të udhëtojnë pa viza në SHBA

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur heqjen e vizave për Kroacinë.

Ky është vendi i fundit që i shtohet listës me 40 shtete, qytetarët e të cilëve mund të udhëtojnë drejt SHBA-së, për turizëm apo biznes, pa pasur nevojën e një vize.

Lista e shteteve që mund të udhëtojnë dhe qëndrojnë 90 ditë në SHBA për biznes ose turizëm pa qenë nevoja për vizë:

  1. Austria
  2. Belgjika
  3. Republika Çeke
  4. Danimarka
  5. Estonia
  6. Finlanda
  7. Franca
  8. Gjermania
  9. Greqia
  10. Hungaria
  11. Islanda
  12. Irlanda
  13. Italia
  14. Letonia
  15. Litenshtein
  16. Lituani
  17. Luksemburg
  18. Malta
  19. Monako
  20. Holanda
  21. Norvegjia
  22. Polonia
  23. Portugalia
  24. Sllovakia
  25. Sllovenia
  26. Spanja
  27. Suedia
  28. Zvicra
  29. Mbretwria e Bashkuar
  30. Kroacia
  31. San Marino

Shtete të tjera

  1. Andorra
  2. Australia
  3. Brunei
  4. Kili
  5. Japonia
  6. Zelanda e Re
  7. Singapori
  8. Koreja e Jugut
  9. Taivan

Vendimi për Kroacinë u përshëndet nga sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken, i cili shkroi në faqen e tij zyrtare në Twitter se mirëpriste në lëvizjen e lirë aleaten e NATO-s dhe partneren e patundur të SHBA-së, Kroacinë.

“Vlerësoj përpjekjet e suksesshme të qeverisë dhe kroatëve që kanë punuar shumë për të përmbushur standardet rigoroze të kërkuara për të përfituar lehtësirat e programit të heqjes së vizave,” – tha Blinken.

LEXO EDHE:

Back to top button