Këto janë vitaminat që mund të dërgojnë drejt kancerit të mushkërive

Sipas një studimi të kryer nga Universiteti i Ohajos, marrja e dozës së lartë të vitaminave B6 dhe B12 mund të rrisë rrezikun për kancer të mushkërive.

Gjatë hulumtimit, ekspertët anketuan më shumë se 77,000 njerëz, të cilën kanë marrë doza shtesë të këtyre vitaminave.

Në studim është marrë parasysh edhe doza e substancave të marra dhe dieta e zakonshme e anketuesve në 10 vitet e mëparshme.

Gjashtë vjet më vonë, ekspertët kontrolluan shëndetin e pjesëmarrësve në studim për të ekzaminuar shenjat e mundshme të kancerit të mushkërive.

Sa efektive është vitamina C në ruajtjen e shëndetit tonë?

Marrja e këtyre substancave veçmas nga kompleksi i vitaminave në doza të mëdha ka rezultuar të jetë veçanërisht i rrezikshëm për meshkujt.

Meshkujt që kanë marrë më shumë 55 mikrogramë të vitaminës B12, ishin 98% më të rrezikuar që të prekeshin nga kanceri i mushkërive, në krahasim me burrat që nuk e merrnin vitaminën B.

“Në mesin e atyre që pinë duhan dhe morrën sasi të lartë të vitaminës B në fazën e parë të studimit, probabiliteti i zhvillimit të kancerit të mushkërive ishte tre deri në katër herë më i lartë”, tha autori kryesor i hulumtimit, Teodor Braski.

Ai vuri në dukje se vitamina B6 zakonisht shitet si tablet prej 100 miligramësh, dhe B12 në tableta prej 500-3000 mikrogramë, ndërsa marrja e rekomanduar ditore për vitaminën e parë është dy miligramë dhe për të dytën 2,4 mikrogramë.

Kjo lloj vitamine zakonisht përshkruhet nga mjekët te pacientët për të plotësuar nevojat ushqimore që nuk janë marrë përmes dietës.

Siç specifikohet, ushqimet e pasura me vitamina B6 dhe B12 janë peshku, mishi i kuq dhe shpendët.

LEXO EDHE:

Back to top button