Këto tre praktika të përditshme janë sekreti japonez për një jetë të gjatë dhe të lumtur

Këto tre praktika të përditshme janë sekreti japonez për një jetë të gjatë dhe të lumtur

Nëse jeni të interesuar për jetëgjatësinë, duhet të keni dëgjuar për të ashtuquajturat “zonat blu”, pjesët e botës me përqendrimin më të lartë të njëqindvjeçarëve. Ndër zonat blu është Okinawa në Japoni, një vend ku gratë jetojnë më gjatë se gratë në çdo zonë tjetër të botës.

“Okinawa ka më pak raste të kancerit, sëmundjeve të zemrës dhe demencës”, pohon studiuesi i jetëgjatësisë, Dan Buettner.

Banorët e atij ishulli që sfidonin moshën tërhoqën vëmendjen e Hector Garcia dhe Francesc Miralles. Të dy intervistuan më shumë se njëqind nga njerëzit më të vjetër të Okinawas dhe në librin e tyre “Ikigai: Sekreti japonez për një jetë të gjatë dhe të lumtur” botuan disa parime dhe teknika të cilave u përmbahen njëqindvjeçarët japonezë. Midis tyre janë tre praktika të përditshme për një jetë të gjatë dhe të lumtur.

Angazhohuni në aktivitete me intensitet të ulët për të paktën pesë minuta në ditë

Pothuajse çdo person me të cilin biseduan Garcia dhe Miralles thanë se praktikojnë rregullisht “radio taiso”. Ushtrimet morën këtë emër, që përkthehet si ushtrime radiofonike, sepse u transmetuan në radio qysh në vitin 1929. Ato transmetohen edhe sot, çdo ditë, saktësisht në orën 6:30 të mëngjesit, në një nga radiostacionet më të vjetra të Japonisë, të quajtur “NHK Radio 1”.

“Edhe banorët e shtëpisë së të moshuarve që vizituam ishin të përkushtuar ndaj saj për 5 minuta në ditë, megjithëse disa i kryenin ushtrimet me karrige me rrota”, shkruan autorët në librin e tyre.

Një nga qëllimet kryesore të “radio taiso” është të nxisë unitetin midis pjesëmarrësve. Ushtrimet përfshijnë lëvizje që zgjojnë mendjen dhe muskujt dhe mund të kryhen nga pothuajse kushdo. Një nga ushtrimet më të famshme “radio taiso” konsiston në ngritjen e krahëve mbi kokë dhe uljen e tyre në një lëvizje rrethore.

Gjeni një qëllim

Ekziston një proverb japonez që thotë: “Vetëm nëse qëndroni aktiv, do të dëshironi të jetoni 100 vjet”. Okinawanët e arrijnë këtë duke gjetur ikigai, ose qëllimin e tyre, i cili i shtyn ata të përqëndrohen në kuptimin më të thellë të jetës.

 

 

 

Jini të pranishëm dhe herë pas here harroni shqetësimet tuaja

“Nuk ka recetë për të gjetur lumturinë, por çelësi është të jesh i pranishëm, të përmirësosh fokusin dhe të harrosh përkohësisht shqetësimet e tua”, përfundojnë Garcia dhe Miralles në librin e tyre.

 

LEXO EDHE:

Back to top button