Kevin Li, kandidati “vullnetar” për të dueluar me MekGregorin

Pas anullimit të sfidës me Dastin Poirier, irlandezi Konor MekGregor u shpreh se do të gjejë një rival të ri për duelin e 10 korrikut. Dhe mënjeherë ka mbërritur oferta për parë për ish-kampionin e dyfishtë të botës në artet marciale mikse. 28-vjeçari amerikan Kevin Li, i njohur me nofkën “The Motoën Phenom”, i ka kërkuar Konor MekGregor të duelojnë së bashku më 10 korrik dhe kërkesën ia ka bërë edhe presidentit të UFC-së, Dana Uait.

 

 

“Do të jem gati për 10 korrik. Më lejoni që të jem në këtë duel”, ka qenë komenti i Kevin Li në rrjetet sociale drejtuar MekGregor dhe UFC-së.

 

Kevin Li me 18 fitore dhe 6 humbje në UFC, nuk duelon që prej marsit 2020, kur u mund nga Çarlls Oliveira. Pra, një kohë e gjatë jashtë kafazit, ndërkohë që nuk fiton dy duele radhazi prej 4 vitesh.

LEXO EDHE:

Back to top button