Lindon Emërllahu është bërë me skuadër të re, ende pa filluar afati i dimrit. Mesfushori i kombëtares së Kosovës, është transferuar në Ukrainë te ekipi i FC Polisya.
Skuadra ukrainase do të paguajë plotë 2 milionë euro te Kluzhii për transferimin e Emërllahut. Pikërisht kjo shifër do t’i ndihmojë edhe skuadrës kosovare, Ballkanit. Kjo sepse
klubi i Superligës e ka 15 përqind të kartonit. Skuadra nga Suhareka do të përfitoj rreth 300 mijë euro nga shitja e lojtarit në kampionatin ukrainas.








