KF Bashkimi vazhdon me rezultate pozitive, tani mund skuadrën “Prva Iskra Bariç” me 5-2

Skuadra e Bashkimit vazhdon me ecuri pozitive të rezultateve në ndeshjet përgatitore në Medulin të Kroacisë.

Skuadra nga Kumanova shënoi fitore bindëse kundër skuadrës “Prva Iskra Bariç” me rezultat 5-2.

Bashkimi shënoi 2 gola në pjesë e parë falë golave nga Manasievski dhe Luis Ribeiro. Në pjesën e dytë u shënuan edhe 5 gola të tjerë, ndërsa tre golat për skuadrën nga Kumanova u shënuan nga sulmuesi boshnjak Azer Koziç.

Përbllja e radhës për Bashkimin do të jetë më 3 shkurt, kundër skuadrës rumune të Musçelulit.

LEXO EDHE:

Back to top button