KF Besa 1976, pa trajnerin kryesor përball Vardarit në Shkup

Besa nga Dobërdolli në ndeshjen e fundit fitoi një pikë ndaj Gostivarit, ndonëse nuk do të ishte e pamerituar të fitonte në bazë të rasteve të krijuara.

Trajneri Gorazd Mihajlov i përgëzoi lojtarët për paraqitjen e tyre dhe theksoi se Besa ka treguar se posedon cilësi ndaj një prej ekipeve më të mira në Maqedoni, me buxhetin më të madh dhe yjet në skuadër.

KF Besa 1976 në sfidën e radhës do të përballet me një nga konkurrentët e saj të drejtpërdrejtë në luftë për mbijetesë, Vardarin, dhe trajneri Mihajlov nuk do të jetë në stol për shkak të pesë kartonëve të verdhë.

LEXO EDHE:

Back to top button