KF Drita shkon për herë të parë në play-off të Ligës së Konferencës

Skuadra e Dritës ka përmbushur me sukses misionin e saj, teksa është kualifikuar në fazën play-off të Ligës së Konferencës.

Ekipi i drejtuar nga Zekerija Ramadani ka realizuar përmbysjen ndaj Auda të Letonisë pas një ndeshje dramatike që u zgjidh në shtesa. Humbja 1-0 në ndeshjen e parë në transfertë linte shpresë për Dritën që kërkoi me çdo kusht golin dhe e gjeti me anë të penalltisë së Blerim Krasniqit vetëm 15 minuta para fundit. Kaq i mjaftoi për të çuar sfidën në shtesa, ku do të diskutonte kualifikimin.

Miqtë shënuan që në minutën e parë shtesë. Por gjilanasit bënë përmbysjen e madhe falë golave të Brojës dhe Dabiqajt, për të siguruar për herë të parë kalimin në fazën play-off të Ligës së Konferencës.

LEXO EDHE:

Back to top button