KF Partizani e fiton titullin e kampionit në Shqipëri

Partizani i Tiranës është shpallur kampion i edicionit 2022/2023 në Superioren shqiptare. “Të Kuqtë” triumfuan 2:0 kundër Teutës në xhiron e fundit të kampionatit për t’u stolisur me trofeun e më të mirit.

Partizani ishte në garë të ngushtë për titull me rivalen lokale, Tiranën, me këta të fundit që humbën vendin e parë një javë më parë.

Tirana fitoi 1:2 me Erzenin në udhëtim, teksa iu nevojitej vetëm fitorja dhe njëkohësisht të shpresonin në një lëshim i Partizanit që të shpalleshin kampion pasi me pikë të barabarta tituli do t’i takonte këtyre të fundit.

Partizani pas 36 ndeshjeve ka tubuar 67 pikë në pozitën e parë, aq sa ka edhe Tirana por me golaverazh më të dobët. Ky është titulli i 17-të i Partizanit në historinë e klubit.

LEXO EDHE:

Back to top button