KF Prishtina firmos me amerikanin Jalen Miller Blesa

Skuadra e Prishtinës ka zyrtarizuar afrimin e radhës në merkato. Rekordmenët e futbollit dardan, kanë firmosur me Jalen Miller Blesa, sulmuesi e lindur në Barcelonë. 21-vjeçari me origjinë nga SHBA, ka luajtur më parë me Rahovecin dhe Istogun në Kosovë, ndërkohë që është aktivizuar edhe me anglezët e Arseley Toën.

“Jam shumë i lumtur që i jam bashkuar Prishtinës që është klubi më i madh në Kosovë. Është nder të luaj për këtë ekip”, u shpreh Blesa.

Skuadra e Ismet Munishit renditet në vendin e tretë me 27 pikë, 11 pikë më pak se Drita dhe Ballkani, dy skuadrat që kryesojnë kampionatin. Titulli është mision i vështirë. Objektivi i klubit kryeqytetas është sigurimi i një bilete në Ligën e Konferencës.

LEXO EDHE:

Back to top button