Khedira jashtë listës për Ligën e Kampionëve

Skuadra e Juventusit nuk arriti që të prish kontratën me Sami Khedira , pasi që ky I fudit kërkoi pagën e plotë për të firmosur ndërprerjen e bashkëpunimit. Dhe pas kalimit të afatit të fundit të merkatos, tani Sami Khedira do të vihet nën urdhërat e Pirlos për kampionatin Italian, por jo edhe për Ligën e Kampionëve.

Skuadra nga Torino ka paraqitur listën e 23 futbollistëve për garën elitare evropiane në të cilën do të mungojë Khedira, por aty do të ketë vend për Federiko Kieza, që do të paraqitet me fanellën me numër 22.

Kujtojmë që Juventusi do të nis garat evropiane më 20 tetor ndaj Dinamo Kievit, ndërsa në grup janë edhe Ferencvarosh dhe Barcelona.

LEXO EDHE:

Back to top button