Kiev, nën gërmadhat e luftës lindi Mia

Në metronë e Kievit në jetë erdhi Mia e vogël. Një ukrainase 23-vjeçare, duke ikur nga zjarri i raketave në luftën për kryeqytetin, ka lindur në strehën nëntokësore.

E qara e parë e Mias ka ndodhur në metro, pasi polici ukrainas Mikola Shlapak i ka ardhur në ndihmë nënës së saj dhe e ka çuar në strehimore. Polici e ndihmoi gruan të lindte dhe më pas ka thirrur ambulancën, pas çka nëna dhe foshnja u shtruan në spital. Nga spitali raportohet se ata janë në gjendje të mirë shëndetësore. Fotoja e nënës së Mia-s bëri xhiron e shpejtë të botës, ndërsa lajmi për lindjen e saj shumë shpejtë u përhap në rrjetet sociale. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button