Kievi: Nuk ka asnjë propozim paqeje nga Putin, është thjesht një farsë

Kievi: Nuk ka asnjë propozim paqeje nga Putin, është thjesht një farsë

“Nuk ka propozime të reja për paqe nga Rusia”. Kështu deklaroi këshilltari presidencial ukrainas Mikhaylo Podolyak, duke komentuar kushtet e propozuara nga Vladimir Putin për të negociuar përfundimin e luftës.

“Sigurisht që nuk ka asgjë të re, asnjë propozim të vërtetë paqeje dhe asnjë dëshirë për t’i dhënë fund luftës. Por ekziston dëshira për të mos paguar për këtë luftë dhe për ta vazhduar atë në forma të reja. E gjitha është një farsë. Prandaj edhe një herë hiqni qafe iluzionet dhe ndaloni së marrësh seriozisht ‘propozimet e Rusisë’ që ofendojnë sensin e shëndoshë”, deklaroi ai.

Sipas tij, Rusia kërkon që të shpëtojë nga dështimi në kurrriz të Ukrainës, duke i marrë territoret.

“Entiteti Putin shprehu vetëm ‘standardin e agresorit’, i cili tashmë është dëgjuar shumë herë. Përmbajtja e tij është mjaft specifike, shumë fyese për të drejtën ndërkombëtare dhe flet në mënyrë absolutisht elokuente për paaftësinë e lidershipit aktual rus për të vlerësuar në mënyrë adekuate realitetin. Pikë për pikë, “propozimi i RF (Federatës Ruse)” paraqitet kështu: 1) Na jepni territoret tuaja 2) Hiqni dorë nga sovraniteti dhe subjektiviteti juaj Të zgjidhet urgjentisht “mosdështimi i Rusisë” në kurriz të Ukrainës”, tha këshilltari ukrainas.

LEXO EDHE:

Back to top button