Kievi thotë se luftoi për herë të parë me trupat koreano-veriore

Kievi thotë se luftoi për herë të parë me trupat koreano-veriore

Ushtarët e Koresë së Veriut janë përleshur me trupat ukrainase për herë të parë, kanë thënë zyrtarë yë lartë të Ukrainës.

Në një intervistë me transmetuesin koreano-jugor KBS, ministri ukrainas i Mbrojtjes, Rustem Umerov ka thënë se një “grup i vogël” ushtarësh koreano-veriorë janë sulmuar, raporton BBC.

Udhëheqësi i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i cili më herët kishte dënuar mungesën e përgjigjes së Perëndimit ndaj trupave të Koresë së Veriut, ka deklaruar se “betejat e para me Korenë e Veriut hapin një kapitull të ri jostabiliteti në botë”.

Megjithatë, Seuli zyrtar ka thënë se “nuk beson se trupat nga të dyja palët janë përfshirë në luftime të drejtpërdrejta”, por se ka pasur një “incident” që përfshin një numër të vogël ushtarësh koreano-veriorë “afër vijës së frontit”.

Ukraina thotë se rreth 11,000 ushtarë të Koresë së Veriut janë në rajonin kufitar Kursk, ku trupat ukrainase kanë një bazë.

Javët e fundit, inteligjenca koreano-jugore dhe amerikane, si dhe NATO-ja kanë thënë se kanë parë prova të përfshirjes së trupave të Koresë së Veriut në luftën e Rusisë.

Zyrtari i lartë ukrainas kundër dezinformimit, Andriy Kovalenko ka thënë fillimisht në një postim në Telegram të hënën se “njësitë e para ushtarake të Koresë së Veriut kishin sulmuar tashmë në Kursk”

Raportimet për një lëvizje të trupave nga Koreja e Veriut kanë alarmuar edhe Jugun, duke rritur tensionet mes dy palëve.

Në fund të muajit të kaluar, Seuli kishte thirrur ambasadorin rus, duke kërkuar “tërheqjen e menjëhershme” të trupave të Koresë së Veriut nga Ukraina. Ajo paralajmëroi gjithashtu se po konsideronte furnizimin e drejtpërdrejtë të armëve për Ukrainën.

LEXO EDHE:

Back to top button