Kilian Mbape afrohet shifrave të Ronaldos, shënon mesatarisht çdo 74 minuta lojë

Ylli francez e ka gjetur formën optimale tek “Los Blankos” dhe po tregohet i pandalshëm. Ish-futbollisti i Monakos dhe i Paris Sen Zhermenit ka nisur të ketë shifra rekordesh në “Santiago Bernabeu”.

Sulmuesi francez e shënoi tregolëshin e parë me “Mbretërit” në fundjavën që shkoi për t’ia dhënë fitoren e pastër ekipit të Karlo Ançelotit në udhëtim tek Real Valadolidi, 3:0.

12 gola në 12 paraqitjet e tij të fundit në të gjitha garat, statistika këto të frikshme të 26 vjeçarit. Kjo ecuri fantastike e ka ndihmuar kampionin e botës me Francën që të ngritet në kuotën e 22 golave në 32 ndeshje me Realin, duke iu afruar statistikave impresionuese të Kristiano Ronaldos në sezonin e tij debutues mbresëlënës në Madrid.

Nëse e shikojmë më thellësisht, Mbape shënon gol me një mesatare prej çdo 74 minutash. Trajneri Ançeloti ndihet mjaft i lumtur me formën e sulmuesit të tij kryesor duke shpresuar që të vazhdojë kështu deri në fund të sezonit.

LEXO EDHE:

Back to top button