Kilian Mbape kalon Lionel Mesin dhe barazon rekordin e Kristiano Ronaldos

Dy golat e shënuar nga Kilian Mbape në pjesën e parë të ndeshjes ndaj ish-skuadrës së tij, Monako, kanë bërë që sulmuesi francez të hyjë në librat e rekordeve të Ligës së Kampioneve sa i përket fazës në grupe.

Pas vetëm 6 ndeshjesh të luajtura nga ai në këtë edicion, pasi ka munguar në atë të javës të pestë, francezi arriti kuotën e 11 golave në edicion, duke kaluar shifrën 10 që kishte mbajtur në 6 ndeshje Lionel Mesi, Robert Levandovski dhe Sebastian Haller.

Kësisoj, ai barazoi Ronaldon i cili mban rekordin për fazën në grupe, me 11 gola të realizuar në 6 ndeshjet në edicionin 2015-2016.

Në ndeshjen e fundit, Mbape gjithsesi do të ketë mundësinë që të vendosë një rekord të ri për fazën në grupe të turneut, ndonëse me një ndeshje me shumë të luajtur se Ronaldo.

LEXO EDHE:

Back to top button