Kilian Mbape pas humbjes së penalltisë: Ishte një moment i vështirë

Fillimi i jetës së Kilian Mbapes në Real Madrid nuk ka qenë mbresëlënës, për të thënë të paktën. Në dy javët e fundit, ka qenë veçanërisht e vështirë për të pas disa momenteve të mira në fillim të sezonit. Të mërkurën e kaluar, Mbape pa penalltinë e tij të pritet nga portieri i Liverpullit, Kaoimin Keleher, gjatë humbjes 2-0 të Real Madridit në Ligën e Kampionëve në “Anfield”.
Shtatë ditë më vonë, ai u mohua përsëri nga pika e bardhë pasi Zhulen Agirrezabala shpëtoi Atletik Bilbaon në fitoren e tyre 2-1 ndaj kampionëve në fuqi të La Ligës.
Karlo Ançeloti doli në mbrojtje të Mbappes pas ndeshjes në San Mamessh, dhe tani vetë francez ka shkruar në Instagram për të ndarë mendimet e tij.
“Rezultat i keq. Një gabim i madh në një ndeshje ku çdo detaj ka rëndësi. Unë marr përgjegjësinë e plotë për të. Një moment i vështirë, por është më e mira për të ndryshuar këtë situatë dhe për të treguar se kush jam”, ka shkruar Mbape.
Mbape tani duhet të marrë veten përpara ndeshjes së ardhshme të Real Madridit, e cila është kundër Xhirona-s, të shtunën mbrëma.