Kilian Mbape për herë të parë do të shijojë derbin e madh spanjoll

Real Madridi pret një ekip të Barcelonës që është në formë të lartë. Megjithatë, Karlo Ançeloti u përpoq ta bënte të qartë dje (e shtunë) në konferencë për shtyp se fitorja do të varet më shumë nga shfrytëzimi i virtyteve të skuadrës së tij sesa në hijen e atyre të rivalit të tij të përjetshëm. Një nga asetet më të mira për trajnerin italian është Kilian Mbappe, i cili është shumë i motivuar dhe mezi pret “El Clasico”-n e tij të parë si lojtar i Real Madridit.

Ai debuton kundër Barçës dhe shpreson të bëjë një hap tjetër. Ai ëndërron fillimisht një fitore, por edhe të jetë arkitekti i madh i një fitoreje, siç ndodhi në duelet e tjera kundër Blaugranëve si futbollist i PSZH-së. Ançeloti foli në konferencë për rolin që mund të luajë Mbappe në këtë “El Clasico” të parë për të.

 

“Pak nga pak ai është në kërkim të versionit të tij më të mirë, nuk jemi të ngutshëm, as unë, as skuadra, as ai, mendoj se tashmë jemi të kënaqur me atë që po bën, padyshim që do ta bëjë më mirë sepse i ka të gjitha cilësitë për të bërë më mirë”, ka thënë ‘Carletto’, duke mos u rrëmbyer nga euforia e tepruar.

 

Mbappe, nga ana e tij, pret me padurim fillimin e ndeshjes. Ai është i motivuar nga Barça, pa dyshim, sepse e di që është një rival i madh dhe është një ndeshje që shihet në të gjithë planetin. Si lojtar i PSZH-së, Barça sjell kujtime të mira për të. Mbi të gjitha, një het-trik në fitoren në “Kamp Nou”, por edhe vitin e kaluar, me valixhet e tij në dorë për të ardhur në Madrid, ai shënoi dhe e eliminoi Barçën nga Liga e Kampionëve.

Debutimi i Mbappes në një El Clasico është padyshim një nga atraksionet e duelit të madh.

LEXO EDHE:

Back to top button