Kilian Mbape te Real Madridi, “AS” zbulon numrin e fanellës

Kilian Mbape është më pranë se kurrë transferimit të ëndërruar te Real Madrid. Francezi vendosi të mos e rinovojë kontratën me Paris Sen Zhermenin dhe pritet që në ditët e ardhshme të zyrtarizojë edhe marrëveshjen me klubin spanjoll.

Në mediat iberike nuk flitet gjë tjetër veç për këtë tratativë teksa së fundmi, “AS”, zbulon edhe numrin që Mbappe do të mbajë në fanellën e madrilenëve. Me shtatën të zënë nga Vinicius Junior, sulmuesi francez do të veshë fanellën me numrin nëntë.

Një numër me shumë histori për “Galaktikët” duke qenë se në të kaluarën është veshur nga legjenda si Di Stefano, Zamorano, Morientes, Butragueno, Ronaldo, Kristiano Ronaldo apo Benzema.

LEXO EDHE:

Back to top button