Kim Jong Un: Duhet të jemi gati për luftë

Kim Jong Un: Duhet të jemi gati për luftë

Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un ka bërë thirrje për një rritje të prodhimit të raketave në mënyrë që vendi të fitojë “fuqi dërrmuese ushtarake” dhe të jetë gati për luftë, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve KCNA, ndërsa Koreja e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara përgatiten për stërvitjet e tyre vjetore të përbashkëta ushtarake. 

Urdhri i liderit të Koresë së Veriut erdhi pasi ai vizitoi objektet kryesore të premten dhe të shtunën që prodhojnë raketa, platforma lëshimi raketash, automjete të blinduara dhe predha artilerie dhe disa ditë para fillimit të stërvitjeve ushtarake amerikano-koreane, të cilat Pheniani i sheh si “përgatitje për luftë”. .

Kjo është arsyeja pse Kim Jong Un po kërkon prodhimin masiv të llojeve të ndryshme të armëve, ndërsa rritjen e prodhimit të raketave e sheh si plotësimin e nevojave të njësive ushtarake në vijën e frontit, transmeton KCNA.

“Nivelet cilësore të përgatitjeve ushtarake varen nga zhvillimi i industrisë së armëve,” tha ai. Gjatë vizitës së tij në fabrika, Kim Jong Un drejtoi një mjet të ri luftarak të blinduar dhe vlerësoi përparimin në modernizimin e prodhimit.

Ekziston një “nevojë urgjente për të rritur në mënyrë eksponenciale prodhimin e raketave për të forcuar njësitë tona të vijës së parë. Ushtria jonë duhet të sigurojë fuqi dominuese ushtarake dhe të jetë e gatshme për të zhvilluar çdo lloj lufte në çdo kohë, në mënyrë që armiqtë të mos guxojnë të përdorin forcën, ose të shkatërrohen”, tha udhëheqësi i Koresë së Veriut, raportoi KCNA.

Koreja e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar se do të kryejnë stërvitje ushtarake në dhjetë ditët e fundit të gushtit për t’iu përgjigjur kërcënimeve në rritje bërthamore dhe raketore që vijnë nga veriu i Gadishullit Korean.

Stërvitjet e përbashkëta ushtarake nga të dy aleatët kanë mobilizuar dhjetëra mijëra trupa nga të dyja palët dhe Koreja e Veriut i sheh ato si një provë për luftë bërthamore.

“Stërvitjet janë një element thelbësor i mbajtjes së një qëndrimi të fortë mbrojtës në rast emergjence, absolutisht i nevojshëm për t’iu përgjigjur kërcënimit ushtarak në rritje nga Koreja e Veriut,” u përgjigj koloneli i ushtrisë së Koresë së Jugut, Lee Sung-joon.

Nga ana tjetër, SHBA-ja akuzon Korenë e Veriut për furnizim me armë Rusisë në luftën e saj me Ukrainën, të cilën ajo e mohon.

Liderët e Koresë së Jugut, Shteteve të Bashkuara dhe Japonisë do të takohen së shpejti në një samit trepalësh në Camp David më 18 gusht, ku do të diskutojnë një sërë çështjesh, si Koreja e Veriut, bashkëpunimi për sigurinë, lufta në Ukrainë.

LEXO EDHE:

Back to top button