Kim Jong Un: Koreja e Veriut e gatshme për çdo përballje ushtarake me SHBA-të

Kim Jong Un: Koreja e Veriut e gatshme për çdo përballje ushtarake me SHBA-të

Koreja e Veriut është plotësisht e gatshtme për çdo përballje ushtarake me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe për mobilizimin e forcave bërthamore.

Kështu i shpreh lideri i vendit komunsit, Kim Jong Un duke folur në një ngjarje të përvjetorit të Luftës Koreane, shkruan BBC.

Sipas tij, kërcënimet bërthamore nga SHBA kërkonin që Koreja e Veriut të arrinte detyrën urgjente historike për të forcuar vetëmbrojten e saj.

Deklarata e tij vjen mes shqetësimeve se Koreja e Veriut mund të jetë duke përgatitur një test të shtatë bërthamor.

SHBA paralajmëroi muajin e kaluar se Peniani mund të kryejë një test të tillë në çdo kohë.

Testi më i fundit bërthamor i Koresë së Veriut ishte në vitin 2017. Megjithatë, tensionet janë rritur në gadishullin Korean.

Përfaqësuesi special i SHBA-së në Korenë e Veriut, Sung Kim thotë se Koreja e Veriut ka testuar një numër të paprecedentë raketash këtë vit, 31.

LEXO EDHE:

Back to top button