Kim Jong-Un për pak sa nuk i harroi në Rusi dy gazetarët e tij personal

Kim Jong-Un për pak sa nuk i harroi në Rusi dy gazetarët e tij personal

Ekipi personal i medias së udhëheqësit të Koresë së Veriut Kim Jong-un ishin gati për ta humbur trenin që po largohej nga Rusia.

Pamjet qesharake u kapën derisa treni luksoz i blinduar u largua nga stacioni në Komsomolsk-on-Amurand dhe u nis drejt Vladivostok.

Dy burrat të cilët ishin nga ekipi i medias po vraponin në siklet për të hipur në bordin e trenit të Jong-un pas vizitës njëjavëshe që pati ky i fundit në shtetin rus.

Në anën tjetër, dy zyrtarë rusë Mikhail Degtyarev, guvernatori i rajonit të Khabarovsk dhe Alexander Zhornik, kryebashkiak i Komsomolsk-on-Amur, u panë duke duartrokitur Jong-un në stilin sovjetik, ndërsa treni i tij po dilte nga stacioni.

Udhëheqësi i Koresë së Veriut ka qenë në Rusi gjatë një vizite njëjavëshe, ku u takua gjithashtu edhe me presidentin rus Vladimir Putin.

LEXO EDHE:

Back to top button