Kim Kardashian është ligjërisht beqare dhe po e shijon këtë në maksimum

Ylli i “Keeping Up With the Kardashians” i shfaqi edhe një herë tjetër linjat e saj teksa doli në sfilatën e Balenciaga gjatë Javës së Modës në Paris të dielën (6 mars). Kardashian, 41 vjeç, kishte veshur një kostume të bërë nga shirita me ngjyrë të verdhë dhe me emrin e markës së modës.
Ajo e kompletoi ‘look’-un me çantën Hourglass të Balenciaga-s (e stolisur gjithashtu me shirit) dhe syze dielli të zeza. Veshja e Kardashian bëri “një tingull ngjitës” kur ecte , sipas drejtoreshës së modës dhe kritikes së New York Times, Vanessa Friedman, e cila ishte në qendrën e ekspozitës Le Bourget për ngjarjen.
“Kam frikë se do të shqyhet kur të ulem”, kishte thënë Kardashian, sipas Friedman, shkruan PageSix.
Kjo dalje vjen vetëm disa ditë pasi një gjykatës i Los Angeles e shpalli Kardashian ligjërisht beqare nga Kanye West dhe riktheu emrin e saj nga “Kim Kardashian West” në “Kim Kardashian”. Kardashian bëri kërkesë për divorc nga West, 44, në shkurt 2021. Ata kanë katër fëmijë: North, Saint, Chicago dhe Psalm.
Themeluesi i Skims u shfaq në seancën dëgjimore të së mërkurës përmes video-konferencës, ku një gjykatës i bëri asaj disa pyetje nën betim. “Pasi gjykatësi lexoi pyetjet dhe i tha asaj se tani e ka kthyer statusin e saj beqare, Kim buzëqeshi”, tha një burim për Page Six.