Kimih “mbyll derën”: Kam edhe dy vite kontratë me Bajernin
Tifozët e Bajern Munihut mund të marrin frymë të lirshëm, pasi Xhoshua Kimih betohet për besnikëri ndaj skuadrës bavareze.
Në një intervistë për gazetën “Bild”, mesfushori gjerman përjashtoi transferimin te Barcelona.
“Në përgjithësi, nuk jam shumë i përfshirë në thashethemet e tregut të transferimeve. Siç e dinë të gjithë, kam ende dy vite në kontratën time dhe kemi plane të mëdha në Bajern”-deklaroi gjermani.







