Kina do të lejojë hetimin e OBSH-së për origjinën e COVID-19

Kina njoftoi se një ekip ekspertësh të huaj nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) do të vizitojë vendin për të hetuar origjinën e koronavirusit të ri të enjten e ardhshme.

Një ekip prej dhjetë anëtarësh të ekspertëve ndërkombëtarë pritet të mbërrijë në qytetin Wuhan, ku për herë të parë u shfaq virusi në dhjetor të vitit 2019. Që atëherë, ai është përhapur në gjithë globin, duke infektuar mbi 90 milionë njerëz dhe duke marrë më shumë se 1,9 milion jetë njerëzish.

Komisioni Kombëtar i Shëndetit i Kinës tha se ekspertët e OBSH-së do të mbërrijnë të enjten dhe se “do të bashkëpunojnë me ekspertë kinezë për të hetuar origjinën e COVID-19”, raportoi e përditshmja kineze “Global Times”.

Javën e kaluar, Pekini kishte thënë se ishte ende duke negociuar me OBSH-në për vizitën.

“Asnjëherë nuk ka pasur ndonjë problem në bashkëpunimin midis Kinës dhe OBSH-së. Nuk është vetëm një çështje vizash, të dy palët janë në komunikim të ngushtë për datën dhe aranzhime të veçanta për vizitën e ekipit në Kinë”, theksoi zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Hua Chunying në një konferencë për shtyp të mërkurën.

Deklarata erdhi një ditë pasi Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, shprehu shqetësimin e tij për Kinën që nuk lejon anëtarët e ekipit të hyjnë në vend për hetime.

LEXO EDHE:

Back to top button