Kina është përsëri përpara të gjithëve në aviacion: Testohet avioni i parë i prodhuar në një printer 3D

Programi eksperimental arriti me sukses një lartësi prej 4,000 metrash në provën e tij të parë, prandaj duhet shtuar se motori është bërë tërësisht nga materiale kompozite të bëra në një printer 3D.

Për më shumë se një dekadë, industritë ushtarake dhe të aviacionit civil të Kinës kanë krijuar trende dhe modele të reja që po kalojnë me shpejtësi nga faza eksperimentale në atë standarde.

Kështu, në rajonin kinez të Mongolisë së Brendshme, të martën u testua një motor reaktiv miniaturë, i cili arriti një lartësi prej 4,000 metrash, duke konfirmuar besueshmërinë dhe stabilitetin e tij operativ në kushte reale.

“Ky fluturim i suksesshëm inaugurues hedh një themel të fortë teknik për kërkimin dhe zhvillimin e motorëve të avancuar të avionëve në të ardhmen në Kinë”, tha kompania AECC në një deklaratë.

Kjo klasë e motorëve kompaktë dhe të lehtë turbojet është e përshtatshme për instalim në gjeneratat e reja të dronëve sulmues dhe zbulues, si dhe në raketa të lehta lundrimi.

Madhësia e tij e vogël dhe raporti i lartë i shtytjes ndaj peshës e bëjnë atë një mundësi të gjithanshme për dronët që kërkojnë rreze dhe shpejtësi më të madhe.

Duke përdorur printimin 3D për të prodhuar plotësisht motorë, inxhinierët kinezë duan të përshpejtojnë ciklet e zhvillimit dhe të zvogëlojnë varësinë nga zinxhirët tradicionalë të prodhimit.

LEXO EDHE:

Back to top button