Kina konfirmon rastin e parë të lisë së majmunëve

Kina konfirmon rastin e parë të lisë së majmunëve

Rasti i parë i konfirmuar i lisë së majmunëve në Kinë është një udhëtar i huaj që shkoi në qytetin e Chongqing të premten, sipas asaj që njoftoi qeveria komunale.

Rreziku i transmetimit të virusit është i ulët, pasi pacienti është futur në karantinë me mbërritjen e tij në qytet, nënvizohet në një njoftim përkatës, në të cilin theksohet se të gjitha kontaktet e tij të ngushta janë gjurmuar dhe janë nën vëzhgim mjekësor.

Rreth 90 vende në botë ku lija e majmunëve nuk është endemike kanë raportuar shpërthime të kësaj sëmundjeje, për të cilat Organizata Botërore e Shëndetësisë ka shpallur një emergjencë globale të shëndetit publik – nivelin më të lartë të alarmit.

LEXO EDHE:

Back to top button