“Kina nuk ka dorëzuar informacione thelbësore mbi COVID-in”

Shtëpia e Bardhë tha të shtunën se Shtetet e Bashkuara janë ” thellësisht të shqetësuara” në lidhje me mënyrën e komunikimit nga ana e Pekinit të gjetjeve të raportit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë mbi COVID-19, duke i bërë thirrje Kinës që të vërë në dispozicion të dhëna nga ditët më të hershme të shpërthimit, shkruan VOA. Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë për sigurinë kombëtare Jake Sullivan tha në një deklaratë se është e domosdoshme që raporti të jetë i pavarur dhe të mos “ndryshohet nga qeveria kineze”.

Deklata vjen ndërsa një pjestar i ekipit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, që vizitoi kohët e fundit Kinën për të hetuar rreth origjinës së koronavirusit, tha për agjencinë e lajmeve “Reuters” se Pheniani nuk kishte dorëzuar të dhëna për 174 raste të virusit të identifikuara në fazën e hershme të shpërthimit të virusit në qytetin e Wuhan-it.

Eksperti australian i sëmundjeve infektive Dominic Dwyer, tha se ekipit iu dha një përmbledhje, por jo të dhënat e papërpunuara, të cilat përfshijnë pyetje-përgjigje me pacientët, si dhe rezultatet e analizave të tyre.

Dyer tha se ekipi “këmbënguli” që të merrte të dhëna. Ai tha se nuk i dinte arsyet se pse ekipit nuk i ishte dhënë ky informacion, por vuri në dukje se “zyrtarët e OBSH-së me siguri kanë menduar se kishin marrë më shumë të dhëna se sa kishin marrë ndonjëherë gjatë vitit të kaluar”.

Ndërkohë, Universiteti i Oksfordit dhe kompania AstraZeneca njoftuan se do të nisin testimin e vaksinës së tyre kundër koronavirusit tek 300 fëmijë mes moshës 6 dhe 17 vjeç. Vaksina nga Oksfordi dhe AstraZeneca është një ndër tre të miratuara për përdorim në Britani e cila ka treguar se nuk është aq efektive ndaj disa varianteve të koronavirusit.

Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve u kërkuan arsimtarëve në Shtetet e Bashkuara të premten të rihapnin shkollat dhe ofruan një plan të bazuar në shkencë për rihapjen e tyre. Dr. Rebecca Same, e cila shërben si asistent profesore për sëmundjet infektive pediatrike në Universitetin e Uashingtonit në St. Louis, tha për gazetën “The New York Times” se “e kupton plotësisht frikën e mësuesve dhe punonjësve të tjerë të sistemit arsimor për t’u kthyer në shkollë. Por ajo shtoi se aktualisht ka studime shkencore të kryera shumë mirë që tregojnë se “kthimi në shkollë është i sigurt duke marrë masat e duhura paraprake edhe pa vaksinim”.

LEXO EDHE:

Back to top button