Kina nuk mund t’i pengojë liderët botërorë të udhëtojnë në Tajvan, thotë Pelosi

Kina nuk mund t’i pengojë liderët botërorë të udhëtojnë në Tajvan, thotë Pelosi

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi ka lëshuar një deklaratë për vendimin e Kinës për të kryer stërvitje ushtarake rreth Tajvanit pas vizitës së saj në ishullin e vetëqeverisur.

Në një deklaratë, Pelosi tha se Tajvani ishte penguar të marrë pjesë në takimet globale gjatë viteve për shkak të kundërshtimeve nga Partia Komuniste kineze.

Ajo vazhdoi të thoshte se ndërsa vendi mund të pengonte Tajvanin të dërgonte liderët e tij në forume globale, ata nuk mund të pengonin liderët botërorë të udhëtonin në Tajvan.

“Mjerisht, Tajvani është penguar të marrë pjesë në takimet globale, së fundmi në Organizatën Botërore të Shëndetësisë, për shkak të kundërshtimeve nga Partia Komuniste kineze”, tha Pelosi.

“Ndërsa ata mund të pengojnë Tajvanin të dërgojë liderët në forume globale, ata nuk mund të pengojnë liderët botërorë apo këdo që të udhëtojë në Tajvan për të respektuar demokracinë e tij në lulëzim, për të theksuar sukseset e tij të shumta dhe për të riafirmuar angazhimin tonë për bashkëpunim të vazhdueshëm”, pohoi ajo.

Ndryshe, Pelosi ka përfunduar vizitën në vendin aziatik mes tensioneve Rusi-SHBA.

LEXO EDHE:

Back to top button