Kina paralajmëron se BE, po shkakton luftë tregtare

Kina paralajmëron se BE, po shkakton luftë tregtare

Ministria e Tregtisë e Kinës njoftoi se Bashkimi Evropian vazhdon të shkaktojë tensione tregtare në marrëdhëniet me Kinën që mund të shkaktojë një “luftë tregtare”.

“Përgjegjësia është tërësisht në anën e BE-së”, tha zëdhënësi i ministrisë, sipas Reuters.

Kina shpreson që BE do të zgjidhë mosmarrëveshjet përmes dialogut dhe do të shmangë përshkallëzimin e vështirësive tregtare.

Javën e kaluar, Komisioni Evropian propozoi tarifa deri në 38.1 për qind për importet e automjeteve elektrike nga Kina, pavarësisht kundërshtimit nga Pekini.

Deklarata e Ministrisë së Tregtisë së Kinës është publikuar rreth një orë para mbërritjes së ministrit gjerman të Ekonomisë Robert Habeck në Pekin.

LEXO EDHE:

Back to top button