Kina, Rusia, Irani dhe disa vende tjera formojnë grup për të mbrojtur kartën e OKB-së

Sipas raporteve në media, Kina, Rusia, Irani, Koreja e Veriut dhe disa vende të tjera kanë formuar një grup për të mbrojtur Kartën e Kombeve të Bashkuara (OKB) për promovimin e ligjshmërisë mbi pushtetin.

“Grupi i Miqve në Mbrojtjen e Kartës së OKB-së” përfshin po ashtu Algjerinë, Angolën, Bjellorusinë, Eritrenë, Laosin, Nikaragunë, Shën Vincentin dhe Grenadinet, Sirinë, Venezuelën dhe Palestinën.

Në një letër të ditës së djeshme, grupi tha se “do të përpiqet të ruajë, promovojë dhe mbrojë mbizotërimin dhe vlefshmërinë e Kartës së OKB-së, përderisa ofron një platformë ndër të tjera edhe për promovimin e mbizotërimit së ligjshmërisë mbi pushtetin”.

Grupi bëri thirrje për dialog, tolerancë dhe solidaritet, pasi siç thuhet në letër, këto janë thelbi i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe mbeten jetike për bashkëjetesën paqësore midis kombeve.

LEXO EDHE:

Back to top button