Kina vazhdon të lehtësojë masat: Pekini ka hequr testet negative për hyrje në vende të caktuara

Kryeqyteti i Kinës, Pekini, ka hequr testet negative të Covid për hyrje në aeroporte, supermarkete dhe transport publik, thanë sot autoritetet mjekësore kineze.

Autoritetet kineze ka të ngjarë të heqin disa masa të tjera në të gjithë vendin nesër, sipas dy burimeve të njohura me planet.

Autoritetet kineze kanë vazhduar të lehtësojnë masat anti-covid pas një sërë demonstratash muajin e kaluar, më të mëdhatë e Kinës që kur presidenti Xi Jinping mori pushtetin në vitin 2012, dhe duket se po braktisin një politikë të “tolerancës zero” për Covid, raporton Reuters.

Heqja e masave ngjalli optimizëm tek investitorët, pasi kufizimet e mëparshme në Kinë kanë prekur ekonominë globale, e cila është goditur keq nga rritja e çmimeve të energjisë për shkak të luftës në Ukrainë.

LEXO EDHE:

Back to top button