Kinë, qyteti “pushtohet” nga elefantët

Për muaj të tërë rrugët e qyteteve kineze kanë qenë të shkreta nga frika e pandemisë së COVID-19. Por pak ditë më parë, rrugët në qytetin e Yuxi, në provincën e Yunnanit, u boshatisën për shkak të elefantëve. 15 elefantë vendosën të kryejnë një shëtitje në bulevardin kryesor të qytetit, në mes të natës, duke shtrënguar evakuimin e banorëve. Elefantët vinin nga larg. Sipas autoriteteve kineze, të humbur ose në kërkim të një shtëpie tjetër, ata u nisën 400 kilometra më tutje, në prefekturën e Dai 40 ditë më parë. Kjo ishte hera e parë që kafshët e mëdha hynin në një qendër të banuar qyteti, ndërkohë që pjesën më të madhe të rrugës e kanë kryer në terrene të izoluara fushore, aty ku kanë shkatërruar më shumë se 500 mijë metra katrorë, dëm i përllogaritur në të paktën 1 milion dollarë.

LEXO EDHE:

Back to top button