Kinë, regjistrohet vdekja e parë nga gripi i shpendëve
Kinë, regjistrohet vdekja e parë nga gripi i shpendëve

Një grua kineze është bërë personi i parë që vdes nga një lloj gripi i shpendëve që është i rrallë tek njerëzit, tha Organizata Botërore e Shëndetësisë, por gripi nuk duket se përhapet mes njerëzve. Gruaja 56-vjeçare ishte personi i tretë që dihet se ishte infektuar me nëntipin H3N8. Infeksionet sporadike te njerëzit me grip të shpendëve janë të zakonshme në Kinë, ku viruset e gripit të shpendëve qarkullojnë vazhdimisht në popullatat e mëdha të shpendëve dhe shpendëve të egër. Megjithëse i rrallë te njerëzit, H3N8 është i zakonshëm te zogjtë, tek të cilët shkakton pak ose aspak shenja sëmundjeje. Ka infektuar edhe gjitarë të tjerë. Në bazë të informacioneve, duket se ky virus nuk ka aftësinë të përhapet lehtësisht nga personi në person dhe për këtë arsye rreziku i përhapjes së tij midis njerëzve në nivel kombëtar, rajonal dhe ndërkombëtar konsiderohet i ulët, ka shtuar OBSH.