Kinë/ Trembëdhjetë persona kanë vdekur si pasojë e zjarrit në një konvikt shkolle

Kinë/ Trembëdhjetë persona kanë vdekur si pasojë e zjarrit në një konvikt shkolle

Trembëdhjetë persona kanë vdekur si pasojë e zjarrit në një konvikt shkolle në provincën kineze Henan. Sipas agjencisë së lajmeve, Xinhua, 13 persona kanë vdekur si pasojë e zjarrit dhe 1 person tjetër është plagosur.

Agjencia nuk e ka specifikuar nëse të vdekurit janë fëmijë. Megjithatë, në një raportim të medias së përditshme Hebai, është thënë se një mësues ka konfirmuar se të gjitha viktimat janë nxënës të klasës së tretë, 9 ose 10-vjeçarë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së premtes. Autoritetet lokale ndërkohë po hetojnë shkakun e zjarrit, duke shtuar se një zyrtar i punësuar në shkollë ishte ndaluar.

Ministria e Menaxhimit të Emergjencave bëri thirrje për përpjekje për të kontrolluar dhe ndrequr rreziqet e fshehura të zjarrit në vende me popullsi të dendur për të parandaluar me vendosmëri shfaqjen e aksidenteve të mëdha.

LEXO EDHE:

Back to top button