Kingsli Koman gati të rinovojë me bavarezët, Arsenali inkuadrohet në garë

Kingsli Koman po i afrohet fundit të aventurës me Bajern Munihun. Anësori i majtë francez, ish-lojtar i Juventusit dhe PSZH-së, mes të tjerash, ka shprehur tashmë brenda klubit bavarez dëshirën e tij për ta lënë Bundesligën dhe kaluar në një tjetër destinacion këtë verë, sipas informacionit të raportuar nga “Sky Sports DE”.

Klubet saudite tani po e trajtojnë këtë çështje seriozisht dhe, sipas kanalit satelitor, po planifikojnë nisjen e bisedimeve me Bajern Munih, por nuk janë të vetmit të interesuar.

Në Angli, veçanërisht Arsenali, ka shprehur shumë interes dhe aktualisht është opsioni më konkret për të ardhmen e Koman. Ky interes ka ardhur pas përshpejtimit të rinovimit të kontratës së Liroj Sané nga drejtuesit bavarezë, opsion që vetëm disa muaj më parë dukej i largët.

Nga Premier Liga vijnë gjithashtu interesime të tjera. Edhe Totenhami ka shprehur dëshirën për ta transferuar Komanin, por për momentin është në një pozicion “stand-by”, i pamundur të veprojë për shkak të pagës së lartë të francezit. Koman fiton 9 milionë euro në vit neto.

Për Komanin, trajneri i Bajern Munihu, Vinsent Kompani, foli në një konferencë shtypi në lidhje me rikuperimin e tij nga shqetësimet fizike që e kanë ndjekur në javët e fundit.

“Do ta shohim të shtunën, por nuk do të ketë shumë ndryshime në zgjedhjet për rotacionet e formacionit,” tha mes tjerash Kompani.

LEXO EDHE:

Back to top button